• |
ide | kryesore

Presidenti i Barcellona tremb tifozët: “Duhet të mendojmë për post-Messi…”

Sport



Lionel Messi rinovon, por koha kalon për të gjithë dhe e ardhmja duhet programuar. Mesazhi i dhënë nga presidenti i Barcellona nuk do ti pëlqejë tifozëve të Pleshtit, që ka shkruar historinë e futbollit në nivel botëror së bashku me Cristiano Ronaldo, në dekadën e fundit, përmes sukseseve të skuadrës dhe individuale… por gjërat janë kështu! Barcellona duhet të vazhdojë përpara edhe kur argjentinasi 32 vjecar të reshtë së luajturi futboll.

Nuk është hera e parë që Josep Maria Bartomeu mendon për një Barça pa Messi, por këtë herë numri 1 katalanas e ka theksuar për Reuters: “Mendoj se kemi detyrën të punojmë për kohën post-Messi. Po përgatitemi e po afrojmë lojtarë të rinj. Si president shpresoj që Leo stë qendrojë me ne për shumë vite, por duhet të mendojmë për ndryshimin që do bëhet kur ai të reshtë së luajturi futboll”.

Kontrata e Messi skadon në qershor 2021: kur u rinovua, Bartomeu ka deklaruar se nuk do të ishte e fundit që Pleshti do të firmoste me Barça. Në sezonin që është duke nisur, argjentinasi do të negociojë një raport të ri profesional me blaugrana, me shumë mundësi i ngjashëm me atë që ka firmosur më parë Andrés Iniesta. Argjentinasi do të jetë i lirë të largohet nga Barcelona kur të dëshirojë të tërhiqet, ose të provojë një eksperiencë në një vend tjetër e më pas të bashkohet sërisht me kampionët e Spanjës për të bërë ambasadorin e klubit në botë, ose për të marrë një detyrë në shoqërinë që e pa të rritet, fitojë e të bëhet një fenomen në nivel global.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *