• |
ide | kryesore

Racizëm e bullizëm, makthet e Sordell: ish-sulmuesi i Anglisë tërhiqet në moshën 28 vjeçare

Sport



Suksesi nuk është sinonim i lumturisë. E jo gjithnjë pas një njeriu profesionalisht të afirmuar është një njeri i qetë. E dëshmon historia e Marvin Sordell, që ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 28 vjecare. Një moshë që mund ti lejonte të tjera kapërcime në kualitet në karrierën e një lojtari. Motivi? Ti japë prioritet mirëqenies mentale. E pastaj, ka bërë të ditur se do ti dedikohet ndihmës për persona të prekur nga probleme shëndeti të ngjashme me të tijat. Marvin Sordell ka komunikuar këtë zgjedhje pasi prishi kontratën me Burton Albion në Football League One (divizioni i tretë i futbollit anglez).

E ka shpjeguar në detaje këndvështrimin e tijme një postim në rrjetet sociale: “Në moshën 6 vjecare nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija kaq. Arrita të luaja për Anglinë, për Britaninë në Olimpiadë e në kampionatin më të madh në botë, Premier League. Në më shumë se 300 ndeshje, kam shënuar atë gol që ëndërroja kur isha i vogël në park. Do të jem i sinqertë, pjesa e shëmtuar e lojës ka patur një efekt të dëmshëm mbi shëndetin tim mentale”. Sulmuesi ka zbuluar se ka patur të bëjë me raste racizmi e bullizmi. “Për këto motive zgjedh të mos jem më një futbollist profesionist, duke e ditur se do të jem një njeri më i lumtur”.

Marvin Sordell edhe në të kaluarën kishte folur për problemet e tij të lidhura me depresionin, përfshirë një tentativë vetëvrasje në 2013. E në Twitter kishte rrëfyer edhe frikërat e tij më të fshehta. “Isha ulur në një dhomë në hotel vetëm (ndërsa isha në Olimpiadën e 2012), në errësirë, e gati të shpërtheja në lot” – tregoi Marvin – “Isha i dëshpëruar, doja ti largohesha kapjes emotive që depresioni kishte tek unë. Shumë persona mund të thonë si ka mundësi që një futbollist profesionist në moshën 21 vjecare (në shëndet të plotë dhe me një pagë të mirë në Premier League) mund të ishte në depresion. Por kështu ndodh depresioni: nuk diskriminon”. Në fund një këshillë me ata që janë në luftë me të njëjtin problem: “Të shkruaja poezi ishte një mënyrë për ti mbajtur ato emocione larg mendjes sime, direkt në një copë letër”.

View this post on Instagram

What a surreal journey! ?❤️⚽️

A post shared by Marvin Sordell (@marvinsordell) on

Për Sordell gjithcka nisi me fanellën e Fulham, pastaj Watford (27 gola në 81 ndeshje), e Bolton. Pastaj kalimi tek Burnley, Colchester United, Coventry City e Burton (ku u huazua tek Northampton Town), përvec përfaqësimit me Anglinë me Under 20 e Under 21, pa harruar eksperiencën në Olimpiadë, në Londër, në 2012.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *