• |
ide | kryesore

Rama zbulon telefonatën pas thyerjes së kërpudhës para kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, teksa ka folur nga Forumi Convoco, në Salzburg, për thyerjen e kërpudhës para godinës së Kryeministrisë nga protestuesit e opozitës.

Rama ka zbuluar bisedën telefonike me artistin Carsten Höller pas thyerjes së kërpudhës, duke u shprehur se ai i ka propozuar që kërpudha të rikthehej në po të njëjtin vend, por 25% më e lartë se më parë.

“Para se të bëhesha kryeministër, gjithmonë thoja: “Nëse bëhem ndonjëherë kryeministër, kjo ndërtesa nuk do ketë gardhe”, sepse ishte e rrethuar, dukej si burg, me gardh me ushtarë. Gjithmonë kam besuar se ndërtesat mbrohen me anë të bukurisë, jo gardheve.

Hoqa gardhin dhe e hapa tërë katin e parë për popullin, e u bë ajo që sot është COD-i, kemi ekspozita, bibliotekë publike, një sallë të vogël kinemaje ku fëmijët mund të vijnë, të shohin filmat e tyre, të diskutojnë, zhvillojmë edhe diskutime aty.

Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë ta përdorin atë pjesë falas, për të shtruar çështjen e tyre, e nëse duan, unë mund të shkoj, apo ministrat, për të folur me ta. Por protestuesit kanë një problem me diskutimin, sepse nëse debatojnë, nuk janë më protestues. Nuk është e thjeshtë, por është aty edhe për këtë qëllim. Por kërpudha e Carsten Höller që ishte në kopsht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen.

E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje Carsten që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye.

Isha shumë i lumtur kur Carsten Höller më mori në telefon pas një muaji dhe më tha: “Kam një ide fantastike”. Sepse i thashë “duhet ta bëjmë prapë”.

“Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”.

Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon”- tha Rama.



18 Comments

  1. Eh… o popull ne c’dore ke rene .Ne duart e nje njeriu gllaberues ,ne duart e njeriut te kerpudhave dhe te Breshkave,ne duart e nje njeriu me kartele ,ne duart e nje njeriu mitoman ,ne duart e nje njeriu drogaxhi ,ne duart e nje njeriu arrogant ,ne duart e nje njeriu aventurier ,shkurt…ne duart e nje njeriu -PSIKOPAT-

  2. Kjo ideja e kerpudhes me pelqen…….perfundimisht ide e bukur

    Po ti more km, si i thote populli nga jugu……..je komplet kokloqe

    Rama IK

  3. Nuk duam kerpudha ne kryeministri, apo ekspozita sic i do ky idioti, Duam nje vend normal. Ekspoziten ta paguaje vete e ta beje ne ate shemtiren qe quan shtepi..Kryeministria nuk eshte e tij..eshte institucion shteteror!

  4. Ashtu mendoj sekti dhe une. Beje shume te larte. Me shkalle. Dhe ne protesten e radhes do te donim te te benim nje foto poshte karpudhes. Si do dukesh vall?! Ta shohim. Mos harrosh mere dhe fugatricen.

  5. O rot kari ske vec cfare te thuash ty vetem rot kari kurse luli bythqirit qe te shkon pas avazit se i ka then Sorosi te bej ashtu berisha po ashtu ne pension mbron failjen e vet ate cik djale qe ka kurse meta e ka mbrenda prandaj duhetvte bej dicka per vete dhe shqipetaret se sala i ka ber llogarite e veta ka ven lulin qe ti bej pleqeribte mbare dhe ti mbroj familjen dhe populli ta ha sa krahu se vjen nje dit dhe ndodh dicka dhe pastaj thuhet pse

  6. Akoma ke kerpudha KARIzmatiku, njerzit nuk kane pune , buke dhe uji ky kerkon salltanete. O palikari shiko ti ulesh taksat ketij populli se e more me qafe e degdise rrugeve te botes , vetem pensionistet do mbeten. Me leket e botes te gjithe ndertojne rruge dhe hapin vende pune ti bene kerpudha , je mallkimi i ketij populli dele.

  7. O zoti cfare burri kam,tani ti mbaj hallin dhe kerpurdhes se gjate,pak halle kisha mu shtua dhe kjo…….nuk duroj dot me do te kthehem tek burri pare

    1. Nje mashtrues ordiner tall karet me ata qe i shkojne nga pas dhe jo me ne shpellaret qe se besojme, fute trunin ne pune

  8. Ky gaztori i surrelit paska bere 8 dhjetorin. Ky paska sjelle demokracine ketu. Ky gajasi dynjane. Nejse. Shum e bukur e fundit e sejkos. Leket e teatrit edhe i gjejme por kafes se rames si tja bejme!. E bukur. Fiks. Kaq eshte ky qe na paska realizuar 8 dhjetorin. Dhjerodhisti

  9. Ec e mere vesh se çfarë simbolike përfaqëson për këtë psikopat këpurdha pranë kryeministrisë e çlidhje ka ajo me shndrimin e këtij institucioni shtetëror , në një ambient “të lirë” për popullin.
    Mos kërkon tju thotë ai shqiptarëve që do tju vë të gjithëve nën hijen e kësaj këpurdhe e skeni çfarë të më bëni ?
    Një provokim prej të marri.
    Unë do të bëjë me Shqipërinë çfarë të më thotë mendja, këpurdha e kulla të larta se paratë do i paguani ju me taksa e nga paratë e drogës.
    Nuk është çudi që nëse do të kemi si kryeministër Ramën edhe nja 6 vite të tjera, të gjitha institucionet shtetërore e kulturore do të mbushen me simbole këpurdhash, zhabash e gjarpërijshë, në Shqipëri do të përhapet moda e këpurdhave edhe në veshje, me poture të ngushta poshtë e të gjëra sipër, siç i mbante edhe Enveri dikur., e nën hijen e këpurdhës së madhe e të lartë, simbol të diktaturës, shqiptarët do jenë të gatshëm të hanë bar për partinë.

  10. Imagjino sikur…larg qoftë dmth… në vend të kërpudhës të rriste me 25% rrogat dhe pensionet sa herë që kishte protesta ….

    Them largë qoftë, se do na ngeleshin oligarkët pa lekë pastaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *