• |
ide | kryesore

Rummenigge akuza “dorëlëshuarve” të futbollit: “po destabilizojmë sistemin e pagave”

Sport



Në kohë merkato, gjithcka vërtitet rreth lojtarëve dhe parave. E pikërisht në këtë moment, vjen edhe shigjetimi i Presidentit të këshillit të administrimit të Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, për dorëlëshuarit e futbollit. Ai ka folur për Bild, për pagat aktuale të futbollistëve, duke i quajtur në disproporcion.

“Merkato ka ndryshuar plotësisht. E jo vetëm kosto e lojtarëve: 100 milionë apo 120 milionë euro nuk janë më impresionues. Jam shumë më i preokupuar për pagat me të cilat paguhen lojtarët në Spanjë, Angli e Itali. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos destabilizojmë sistemin e pagave. Tani pagat e lojtarëve janë gjigante. Për shembull, vetë Griezmann do të jetë milioner tek Barcellona me të gjithë bonuset e pagat e akorduara. Por klubi do të paguajë dyfish, për shkak të taksave. Bayern nuk do ti bëjë kurrë këto cmenduri. Duhet të vazhdojmë në mënyrën tonë të zakonshme të punës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *