• |
ide | kryesore

Solskjaer kundër Solskjaer: i biri i Ole Gunnar sfidon Manchester Utd

Sport



Kur është fjala për”çështje familjare”… Takimi i fundit i vigjiljes së kampionatit do të rezervojë një ditë speciale, e ndoshta të paharrueshme për Ole Gunnar Solskjaer: të martën e ardhshme, Manchester Utd do të udhëtojë në Norvegji (vendlindja e teknikut të Red Devils) për tu sfiduar në një miqësore me Kristiansund. Asgjë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të ishte fakti se në atë klub luan Noah Solskjaer, i biri. Christian Michelsen, tekniku i Kristiansund, ka konfirmuar se Noah duhet të jetë në fushë, duke dhënë informacion edhe për karakteristikat teknike të djaloshit.

“Në krahasim me të atin, Noah luan ndryshe – shprehet Michelsen -. Ole Gunnar ishte vdekjeprurës brenda zonës, Noah pëlqen më shumë të luajë. Ka teknikë e vizion, shihet që ka frekuentuar një shkollë të mirë…”. E konfirmon këtë në fakt edhe vetë djali i Solskjaer: “Kam filluar si sulmues, por dalëngadalë u tërhoqa, ndihem më shumë një ‘numër 6’ se një ‘numër 10’ e të zbres në fushë të martën do të ishte fantastike. Me babin kam ndjekur në shumë ndeshje të mëdha, jam mjaftueshëm i mësuar me atë atmosferë”. Interesant është fakti se Noah ka si model Michael Carrick, për vite mesfushor i United e sot bashkëpunëtor i Ole Gunnar Solskjaer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *