Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, bëhet me dije se të shtënat me armë janë regjistruar gjatë një eventi në një park në Brooklyn.

Gjithashtu raportohet se viktima është një 38 vjeçar, i cili është prekur nga plumbat në kokë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rastin e rëndë. Nuk bëhet ende i ditur shkaku i sulmit dhe identiteti i agresorit.