• |
ide | kryesore

Absurditeti i Gabigol: 10 gola e 2 asist në 10 ndeshje, por askush nuk e do

Sport



Periudhë e artë apo jo mbetet ende për tu para. Gabigol po impresionon tek Flamengo dhe kjo e bën të duket një periudhë e artë. Por në anën tjetër vazhdon të mos marrë asnjë ofertë nga Europa dhe kjo nuk e bën periudhën e artë aq me shkëlqim. Qendërsulmuesi brazilian po udhëheq Flamengo, tani i treti në klasifikim, por edhe vetë klubi brazilian nuk po bën presion për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit të Inter, i huazuar tek kuqezinjtë.

Gabriel Barbosa ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit të luajtura në Brazil (mes kampionatit e Copa do Brasil), duke i shtuar shifrave edhe dy asist. Një seri që duket se nuk ka mbarim për atë që aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian me 9 gola:

NDESHJET E GABIGOL

Flamengo-Atletico PR: 1 gol

Flamengo-Fortaleza: 2 gola

Flamengo-Corinthians: zero

Fluminense-Flamengo: zero

CSA-Flamengo: 1 gol

Atletico PR-Flamengo: 1 gol

Flamengo-Goias: 2 gola e 2 asist

Flamengo-Atletico PR: 1 gol

Corinthians-Flamengo: 1 gol

Flamengo-Botafogo: 1 gol



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *