• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, drejtuesi i motorrit në rrezik për jetën

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake të komunikura nga Policia, një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se i lënduari është shtetasi Tonin Doda, 60 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit, ku ndohet në rrezik për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *