• |
ide | kryesore

Befasia/ Inter rikthen Icardi në grup: mbetet jashtë projektit?

Sport



Mauro Icardi kthehet të stërvitet me grupin tek Inter, por nuk është një sinjal i shkrirjes së ngricës në raportet mes sulmuesit dhe Inter. Argjentinasi, zyrtarisht jashtë projektit, por ende nën kontratë me zikaltrit, ka kërkuar të punojë me shokët duke nisur nga e mërkura, ose më saktë nga dita kur skuadra do të rinisë përgatitjet.

Është i qartë objektivi i Mauritoa, që kërkon të prezantohet në një kondicion të pranueshëm në startin e sezonit të ri, edhe pse nuk e di ende se cili do të jetë destinacioni i tij. Kështu, pasi mungoi në turneun në Azi, ish-kapiteni do të punojë bashkë me të tjerët, nën drejtimin e Conte, por nuk do të marrë pjesë në ndeshje. Ashtu si ka bërë të ditur në fakt Steven Zhang në intervistën e tij të fundit, nuk do të ketë ndryshim opinioni nga klubi, që kërkon ta shesë sulmuesin, por në të njëjtën kohë dëshiron të evitojë rrezikun e gjyqeve, duke i lejuar të stërvitet nën urdhërat e Antonio Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *