• |
ide | kryesore

Beteja për Kavajën/ Sakja nuk lëshon bashkinë, zbarkojnë zyrtarët nga Tirana

Lajme, Të fundit



Plani i demokratëve për të mos lëshuar zyrat e Bashkive që drejtohen prej përfaqësuesve të tyre, në shenjë mospranimi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, deri tani nuk është përmbushur.

Pas njësisë vendore të Devollit, ku u konstitua Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiaku i ri, Eduard Duro dëpërtoi forcërisht në ambientet e Bashkisë, përplasja mendohet se do të zhvendoset në një bastion të demokratëve, siç është qyteti i Kavajës, ku kryebashkiaku në detyrë, Isa Sakja, është shprehur se nuk do të tolerojë aspak socialistët.

Sipas informacioneve të siguruara në rrugë jozyrtare, në Kavajë pritet të mbërrijnë prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kryetari i qarkut, dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, të cilët do të kujdesen që të zbatojnë “porosinë” e dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtuesit e 4 qarqeve të veriut, që deri më datë 15 gusht të jetë kryer konstituimi i të gjitha Bashkive të vendit.

Nga ana tjetër, opozita në Kavajë është organizuar për të mos lejuar “pushtimin e bashkisë”, sikundër trajtohet procesi i marrjes së zyrave pas 30 qershorit.

 

 

 



6 Comments

  1. Battle for Kavaja. Beteja per Kavajen. Po ta google per battle te sugjeron stalingrad, france, beteja per atlantikun, dy kombe kunder njeri tjetrit, kur thua beteja per kavajen te vjen me qesh. Ky shkerdhata i lapsit eshte lloji me i sofistikuar i adhuruesve te rames. Dhe me i rrezikshem se spiroloqet….Ben sikur e sulmon trashe ramen qe njerzit automatikisht te mendojne te kunderten. Quhet boomerang.

    1. E ku qenka e keqja tek titulli i Lapsit, Beteja për Stalingradin ka qenë një lloj e rëndësishme për rusët sa është edhe tek ne beteja për Teatrin, për Kavajën, Shkodrën etj. Është beteja midis demokracisë dhe diktaturës, për ne është më e rëndësishme se Stalingradi, Vaterlojaapo ndonjë tjetër e famshme në botë.

  2. Kete sakjen kapeni brenda per mos njohje te vendimit te gjykates dhe votuesve te kavaj,sakja qe fitoje duke ja dhene voten vete ps,ne zgjedhjet e 2017 ps fitoje deputet dhe na humbi bashkine sa per te qeshur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *