• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh? Pas Ramës edhe Meta do dalë para gazetarëve

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes zyrës së shtypit mbajtjen e një konference për shtyp, ditën e martë. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në orën 11.00, shefi i qeverisë do të mbajë një bashkëbisedim me gazetarët.

“Nesër në orën 11.00 në Sallën e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët” – thuhet shkurt në njoftimin e zyrës së kryeministrit duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Në fokus pritet të jenë zhvillimet politike që janë të shumta, ndryshe nga sezonet e verës në të kaluarën.

Së pari është çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, oferta e Metës për të zhvilluar një tryezë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës, dekreti për të mbajtur zgjedhje në 13 tetor, negociata të mundshme në prapaskenë për daljen nga situara, shkarkimi i Presidentit, por edhe shembja e Teatrit Kombëtar. Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të japë një lajm të ri sa u takon këtyre zhvillimeve.

Por pas kryeministrit Edi Rama edhe Presidenti i Republikës do të mbajë një konferencë për mediat. Burime zyrtare në Presidencë konfirmuan për mediat se në mesditë do të dalë para gazetarëve edhe kreu i shtetit, Ilir Meta. As ai nuk ka bërë të dituar detaje nga kjo dalje për mediat. Priten me interes zhvillimet politike të së martës. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Meta do shpalli gjendjen e jashtezakonshme pa afat, deri sa te bjere termeti.
    Temen e semes! C’taksirate paska pasur ai popull te vuaj nga liderat psikopat.

  2. Keto veprime te cakorduara tregojne se Meta nuk eshte mire psiqikisht prandaj ju bosat e ketij portali keni per detyre te kujdeseni per presidentin tuaj.
    Mire do te ishte qe neser ne amjententet ku do ligjeroje Shkelqesia e tij te jete nje grup mjekesh te gatshem te kryesuar nga nje psikolog si dhe nje autombulance per c’do eventualitet.
    Shkullak, mos nenvlereso situaten!
    Se do te bjere termeti apo jo asnje se di, por qe Meta nuk eshte mire nga fiqiri u mor vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *