• |
ide | kryesore

Dorëhiqet drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Trump emëron pasuesin

Planet



Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Dan Coats, është larguar së fundmi nga administrata Trump. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se Coats do të dorëhiqej nga detyra në mes të gushtit dhe se si pasues të tij, do të nominonte kongresmenin teksan, John Ratclif.

Coats dhe Trump kanë patur mospajtime për idetë e tyre lidhur me Rusinë dhe Korenë e Veriut. Në postin e drejtorit të inteligjencës kombëtare, Coats duhej të mbikqyrte të 17 agjencitë amerikane të inteligjencës, përfshirë CIA-n dhe NSA-në.

Gjatë mandatit të tij, vlerësimet e Coats kundërshtoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga Trump, që ka qenë kritik ndaj agjencive të inteligjencës. Në janar të këtij viti, madje presidenti i quajti shefat e tij të inteligjencës “pasivë” dhe “naivë” në vlerësimet për kërcënimet e Iranit.

Coats është deri tani i fundit në një varg zyrtarësh të administratës Trump që largohen nga Shtëpia e Bardhë, mes të cilëve Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis dhe ai i Shtetit, Rex Tillerson. Në letrën e tij të dorëheqjes, Coats theksonte se komuniteti amerikan i inteligjencës është bërë më i fortë se kurrë gjatë mandatit të tij prej dy vitesh e gjysmë. Dhe si rezultat, shton ai, besoj se tani ka ardhur koha për mua të hap një kapitull të ri në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *