• |
ide | kryesore

Dybala dëshiron të jetë numri 9 i Juventus: vendoset të premten në takimin me drejtuesit

Sport

Impenjimi në Kupën e Amerikës i lejonte të qendronte pushim deri në 5 gusht, por Paulo Dybala kërkon të njohë të ardhmen: argjentinasi duhet të kthehet të premten për të patur një takim me drejtuesit e Juventus. Joya dëshiron të qendrojë me bardhezinjtë, ndoshta duke u shndërruar në një falso nueve, por sirenat e merkatos e shohin si një alternative të cmuar për Lukaku, apo edhe operacione të tjerë ta merkatos bardhezi.

Dybala do të ketë një bashkëbisedim me Maurizio Sarri fillimisht, e më pas me dyshen Fabio Paratici-Pavel Nedved. Argjentinasi do të shprehë vullnetin e tij, për të qendruar në Torino, duke punuar për të luajtur si qendërsulmues, për të shfrytëzuar assist të dhënë nga tekniku që ka bërë të qartë se është i orientuar të mbajë Cristiano Ronaldo në të majtë. Higuain është në dyshim, Mandzukic gjithashtu e kështu numri 10 ëndërrën të bëhet numri 9 bardhezi.

Shoqëria duket se ka ide të tjera, duke parë objektivat Icardi e Lukaku. Në këtë rast, Dybala do ti kërkojë Manchester United e Tottenham (skuadrave më të interesuara) një rritje të pagës, nga 7 milionë plus bonues aktualë, në dopio shifra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu