• |
ide | kryesore

EMRI/ Një tjetër shqiptar humb jetën në burgjet greke, dyshime se u vra nga gardianët

Lajme, Të fundit



Një tjetër shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në burgjet greke. Ai është Gani Hila nga Librazhdi. Ngjarja ka ndodhur në qelitë e paraburgimit në një nga komisariatet e Athinës. Autoritetet greke kanë deklaruar se bëhet fjalë për një vetëvrasje, por kanë qenë të shumta reagimet se ai është qëlluar me thikë. Në një mesazh që ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha akuzohen rojet greke për krimin.

“Përshëndetje Z.Berisha. Sot në orën 6 të mëngjesit është vrarë nga policia e Lefsinës në Athinë në qelinë e paraburgimit një njeri i yni, Gani Hila nga Librazhdi. Ambasada shqiptare nuk na përgjigjet me mbrojtje ligjore.

Ne duam qe t’i bëhet autopsia nga organet shqiptare. Ju lutemi na ndihmoni publikojeni këtë rast. Ai është arrestuar dje për një konflikt me një komshi dhe sot e kanë vrarë gardianet grekë. Neve na thonë që është varur vetë, por ka shenja në trup që është dhunuar” – thuhet në SMS-në që publikon Berisha.

Gani Hila është shqiptari i 41-të që humb jetën në burgjet e Greqisë. Berisha i bën thirrje Komitetit kundër Torturës dhe Trajtimeve Çnjerëzore të Këshillit të Europes si dhe Komitetit të të Drejtave te Njeriut të OKB të ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqisë.

“I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet. Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. SHTET I MBARUAR .
    JEVGJITET JU PRET SHPATA NGA TE DYJA ANET SE SHTETI E KA MENDJEN TE VJEDH DHE JO TE MBROJE DJEMTE E TIJ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *