• |
ide | kryesore

Furi dëmtimet tek Real: Courtois është i pesti në prag të sezonit

Sport



Nuk po nis mirë sezoni për Zinedine Zidane. Real Madrid vazhdon të humbasë pjesë, madje shumë të rëndësishme. I fundit që e ka pësuar është Thibaut Courtois, portieri i Blancos e kombëtares belge që vetëm dy ditë më parë i kishte thënë Navas: “Është e qartë se kush është numri 1…”. Vetëm se tashmë me dëmtimin e pësuar, numri 1 është e qartë se kush mbeti: shembje e gradës së dytë në kaviljen e majtë që do ti bëjë të humbasë Audi Cup në Mynih. Real nuk ka saktësuar ende kohët e rikuperimit, por për mediat spanjolle Courtois rrezikon një muaj ndalim e mund të humbasë edhe ndeshjen e parë të kampionatit në 17 gusht në Vigo kundër Celta.

Pas një viti të vështirë, në një balotazh me Keylor Navas e mes shumë polemikave, Thibaut Courtois ishte shfaqur në një formë të shkëlqyer në prag të sezonit të ri: portieri i Real Madrid ishte kthyer muri i pakalueshëm si në kohët e Chelsea, aq sa edhe në stërvitje askush nuk mundej ti shënonte.

Dëmtimi i portierit i bashkohet atyre të Brahim (probleme në një kofshë), Asensio (këputje e kruciatit, sezon i mbaruar), Mendy (dëmtim muskular në kofshën e djathtë, të paktën një muaj stop) e Jovic (probleme me kaviljen).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *