• |
ide | kryesore

I ndaluar të largohet nga Brazili: 2 milionë euro borxhe fundosin Ronaldinho

Sport



Nuk është një moment i thjeshtë për Ronaldinho, që duhet të bëjë llogaritë me një gjobë të rëndë, gati 2 milionë euro, për shkak të abuzimeve me ndërtimet, disa vjet më parë, me “Reno Construcões e Incorporacões”, në pronësi të tij e vëllait Roberto de Assis Moreira. Sipas asaj që bën të ditur “Folha de S. Paulo”, ish-kampioni i Barcelonës e Brazilit nuk e ka shlyer detyrimin e për këtë motiv i është tërhequr pasaporta për ta ndaluar të largohet nga Brazili.

Sipas avokatit të Ronaldinho, ish-lojtari disa muaj më parë ka arritur një akord për të paguar gjobën me këste: në realitet, borxhi prej gati 2 milionë euro është krejtësisht për tu shlyer e, për këtë motiv, i janjë bllokuar 57 pronat e blera ndër vite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *