• |
ide | kryesore

Kampionati i Superiores kalohet në preferenca nga Superliga Ipko: eksod total drejt Kosovës

Sport



Katër apo më shumë klube me problem të frikshme financiare, një pjesë që rrezikojnë të mos marrin licensimin pas dy ditësh, në skadimin e afatit, e prapaskenat e një ngjitjeve apo zbritjeve të shëmtuara në Superiore. Ka edhe të tjera, por edhe kaq janë ingredientë të mjaftueshëm për ta bërë elitën e futbollit në vend një kaos total, me pasoja të forta në imazh dhe preferencat e lojtarëve. Është e qartë se tashmë kampionati është kaluar, në mos ende në hierarkti, por në zgjedhjet e lojtarëve edhe nga Superliga Ipko, kampionati i Kosovës, që po rrëmben me shpejtësi lojtarët që kanë prishur kontratat me klubet e tyre për tu sistemuar aty ku futbolli, mund të mos ketë ende më shumë kualitet, por ka më tepër rregullsi.

E në këtë rregullsi futen të gjitha, nga mënyra sistematike e organizimit, e deri në korrektësinë e pagave, gjë që duke marrë në konsideratë cfarë ndodhi në sezonin e kaluar me Flamurtarin, Luftëtarin apo edhe Vllazninë hyn në prioritetet e futbollistëve kur bëjnë zgjedhjen. Gjilani ka marrë gati 7 lojtarë, të fundit që u thirrën nga Gentian Mezani, edhe ai trajner nga Superioria, kanë qenë Gerhard Progni e Tomislav Busic. Klubet kosovare e kanë kuptuar momentin e tyre të favorshëm dhe përforcimet i kanë bazuar tek Superioria, duke i kthyer reston klubeve shqiptare, me busullën që tregon tashmë shigjetën nga Kosova. Edhe Sebino Plaku është aty tek Liria, e po mbyllje të akordit me Prishtinën është edhe Ditmar Bici, qendërmbrojtësi shtatlartë, që pasi ka likuiduar cështjet kontratuale me Teutën ka ndjekur rrugën, që po kthehet tashmë në modë…destinacioni Kosova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *