• |
ide | kryesore

Si përfituan nga ne, politikanët hajdutë dhe të pandershëm

Blog



Ne, “mendimtarë e opinionbërës të pavarur”, ia dhamë politikës destruktive e kriminale nëpër “Shqipëritë” tona atë për çka kishte më së shumti nevojë: o heshtjen, o promovimin e mendësisë politike se demokraci është edhe kur “qelbësirat” tona e mbivotojnë kundërshtarin politik “vrasës”! Por pa i treguar popullit si ta shpëtojë shtetin nga kalbja, atëherë kur atë do e marrin zvarrë “qelbësirat” e Piktorit!

Po pra, politikanët hajdutë e të pandershëm të “Shqipërive” tona, përfituan shumë edhe nga “ndershmëria” e disa “mendimtarëve dhe opinionbërsve të pavarur”, por të cilët u pasuruan duke e vënë popullin në gjumë me ‘ninullat’ në formë spektaklesh e debatesh politike, që zbërthenin “realitetin politik”?!

Pra politika destruktive, e papërgjegjshme, kriminale, përbuzëse … nëpër “Shqipëritë” tona, përfitoi shumë nga ata që e mësonin popullin ç’është demokracia, por duke pasur për vetveten “mësuesit” më të këqij të mundshëm: burrështetasit dhe drejtuesit e partive politike!

Andaj “Shqipërive” tona nuk u sjellin asnjë ndryshim rotacionet qeverisëse, pa ‘rotacionin’ e mendësisë sonë politike, e që nuk arrihet vetëm me ripërtrirjen e “gjakut” partiak, por edhe me promovimin e një gjenerate të re mendimtarësh politikë, që i kemi dhe të cilët në mos më shumë, dinë ta peshojnë saktë fjalën publike dhe që e dinë se nuk është e turpshme të turpërohesh! /Marrë nga faqja e Facebook e Kim Mehmetit



3 Comments

  1. Edhe Kimi ka pjesen e vet ne pergjumjen e demokracise shqiptare, sepse e ka mbeshtetur Ramen edhe pse besoj ia ka dalluar tendencat autoritariste. Eshte i nderuar, sepse u terhoq shpejt prej tij kur u be KM. Duhet te na thote cfare mendon per Bashen. Ka ndonje shans per demokracine po te vije ai ne pushtet? sepse do shume kohe te ndryshoja mendesia e popullit. Me kollaj ndryshon pushteti.
    Besoj ka ardhur koha qe kundershtaret e rilindjes ta analizojne publikisht edhe Bashen, sepse tashme duket sikur ai i ka shanset me te medha te jete pasuesi i Rames.

    1. Nuk ka asnjeri në botë të pagabueshëm. Nuk ka asnjë politikan në botë të pagabueshëm, Nuk ka asnjë lider shtetëror të pagabueshëm.
      Po Rama është jashtë çdo standarti , jo më i një lideri, por edhe i një qytetari të zakonshëm.
      E vetmja akuzë e Ramës për Bashën, është se ai “fle gjumë” pasi nuk i gjen dot asnjë fakt tjetër për ta sulmuar.
      Si mendon ti shoku Neri ? e beson vërtetë Ramën kur thotë për Bashën se ai fle gjumë ?
      Mua më duket se Basha më shumë se cilido lider tjetër partiak.e ka lënë fare pa gjumë Ramën duke ja nxjerrë në shesh të gjitha të palarat

  2. ed baxhella legen ka qene gjithe jeten,ky basha duket si esnaf,osht nga te gjitha gjonat qysh nga veshja dhe deri tek komunikimi ndryshon 100 per 100 me ket veshgjatin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *