• |
ide | kryesore

Klopp e kaloi humbjen e Liverpool me verë napoletane: “Na dhuruan disa shishe…”

Sport



Buzëqesh Jurgen Klopp, pavarësisht se skuadra e tij doli e shkërmoqur nga miqësorja me Napoli 3-0. Në Edimburgo, Liverpool u dorëzua pa kushte, ose më saktë, sipas asaj që bëri të ditur tekniku gjerman, një kusht kishte: dhuratë e shisheve të verës. “Napoli u tregua shumë i mirë, na dhuroi shishe me verë të kuqe”, ka bërë humor Klopp, që vetëm pastaj është kthyer serioz: “Nuk është e bukur që shumë nga titullarët e mi vijnë shumë ditë pas nisjes së sezonit. Ndosh tek ne, por edhe tek Napoli apo skuadrat e tjera. Kështu nuk shkon. Jam i bindur se shpejt do të luajmë futboll më të mirë. Atëherë kur të jetë e nevojshme”.

Një paralajmërim i teknikut gjerman, se miqësorja nuk është njësoj me ndeshjet që kanë rëndësi, për më tepër që edhe humbja e fortë nuk i ka hequr buzëqeshjen Klopp, që tregon edhe një aspekt interesant për mediat angleze, të sjellë nga Telegraph: “Kjo fazë e përgatitjeve është vërtetë e cuditshme. Këdo që takon në fushë nuk bën gjë tjetër përvecse të përgëzon për fitoren në Champions”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *