• |
ide | kryesore

Negociatat, Greqia: Nuk do bllokojmë Shqipërinë, por kushte do të vendosim

Lajme, Të fundit



Greqia nuk do të të bëhet barrierë në premisën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu citohet të jetë shprehur një burim i afërt me kryeministrin grek të porsazgjedhur, Kyriakos Mitsotakis, për të përditshmen “Kathimerini”.

Megjithatë, edhe pse burime jozyrtare nga Kryeministria greke parathonë se nuk do të ketë veto për dy shtetet fqinje, që deri tani zotërojnë vetëm statusin e vendit kandidat në BE, saktësojnë se Athina zyrtare do të vendosë disa kushte, në këmbim të dhënies së “dritës së gjelbër” për ecurinë e rrugëtimit të tyre evropian.

Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”, është shprehur burimi.

Sikurse është bërë e ditur edhe nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, Athina pritet të kërkojë nga Shqipëria mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Ndërsa, nga Shkupi do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës.

Ndërkohë, në muajin tetor, 27 vendet anëtare të Unionit, të përfaqësuara nga krerët e shteteve dhe të qeverive në Këshillin Evropianm do të vendosin çeljen ose jot ë negociatave me dy shtetet ballkanike.

 

 



5 Comments

  1. Kerkojne kushte per greket e Shqipnise ndersa vete thone qe nuk ka Shqiptar vendas ne greqi siç jane Shqiptaret ortodoks ne Cameri .Su ngopen me “kushte ” keta .Bishtin kriç e koqe hiç!

  2. Bllokojeni po cfare do bllokoni ?! Nga hici bet shtet . Per kete keni vlera. Per te tjera mjaft se na i shpifet edhe ju.

  3. Nderkohe qe prisni te beni ” marveshjen” e radhes hadeni rrini ketu me presidentin soreken rilindasit dhe ndersa prisni te piqen domatet kulturohuni me lexime. Psh mund te lexoni librin e fundit te elena kocaqit…… po ndoshta ju e dini vete cfare duhet te lexoni? Psh 30 qershorin?!

  4. Sa shpejt e drodhi ky i djathti,nuk ke salihun ne pushtet por ke kete te gjatin qe te qin ne kembe,si po i qin keta ketu me radhe salihun lulune liken monen jarin dhe ne fund titin nga politika,nga media zhejin,qimin,ljubon,sonilen,yllin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *