• |
ide | kryesore

“Presion e kërcënime”, PD: Rama dhe ministrja Denaj i anulojnë fitoren Elisabeta Katiajs

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në procesin zgjedhor për drejtuesin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka theksuar se në garën ku u shpall fituese Elisabeta Katiaj, ka ndërhyrë ministrja e Financave, Anila Denaj, duke i anuluar fitoren të zgjedhurës për të favorizuar kandidaten humbëse, e afërt me qeverinë.

Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj. E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.

Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.” – është shprehur Spaho.

Sipas Spahos, pas presionit të kryministrit Rama përmes vetting-ut, Gjykata Administrative anuloi në mënyrë absurde dhe antikushtetuese fitoren e kanidates Katiaj. “Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama. Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.”- tha Spaho.

Më tej, ish-deputeti paralajmëroi se “çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik. Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron”.



1 Comment

  1. E para behet fjale per nje vend shteteror, pra ai vend ben pjese ne administraten publike ku Katiaj ben pjese si Drejtoreshe e Panaireve, ent qe varet nga Ministria e Ekonomise. Zonja, “rilindase”, ne bindje e ne sjellje ka faimentuar nderkohe entin e panaireve duke bere vrima te zeza..Zonja ka familjaer te denuar per “te bardhe” dhe ish te dashur italian super mashtrues..sikurse shumica e “rilindasve”..vete eshte 99. Amon mos e merrni ne mbrojtje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *