• |
ide | kryesore

Ronaldo nuk luajti, Liga koreane kërkon dëmshpërblim: çështja është ligjore

Sport



Një festë e pakompletuar. Miqësorja mes Juventus e Team K-League, e përfunduar 3-3, ka zhgënjyer pjesërisht 66.000 spektatorët prezentë në Seoul: nga një anë spektakli për të parë kampionët e Italisë në fushë, nga tjetra surpriza e pakëndshme të shihnin në pankinë Cristiano Ronaldo (zyrtarisht i dëmtuar) për 90 minuta. Liga koreane e futbollit pasi shprehu pakënaqësinë për vendimin e Juventus, ka kaluar në hapa konkretë, duke i kërkuar dëmshpërblim bardhezinjve, sepse në kontratë ekzistonte një klauzolë që parashikonte impenjimin e portugezit për të paktën 45′

Kompania organizuese e eventit, TheFasta, ka dhënë një komunikatë zyrtare: “Pasi pamë që Ronaldo nuk hyri në fushë as në fillimin e pjesës së dytë, i kemi kërkuar Juventus të respektojë kontratën. Na u përgjigjën se e dinin klauzolën, por lojtari ishte i dëmtuar”. Në fakt, vetë Maurizio Sarri, në konferencën para ndeshjes kishte lajmëruar problemin e CR7: “Cristiano na ka njoftuar se ndjen një lodhje muskulare, kështu që me Nedved kemi vendosur të mos rrezikojmë”. Tashmë cështja është legale, sepse koreanët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pozicioni i tyre…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *