• |
ide | kryesore

Brexit/ Sturgeon kritika Johnson: Po ndjek një vijë të ashpër me BE-në

Planet



Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, e ka akuzuar kryeministrin e porsazgjedhur britanik, Boris Johnson për nxitjen e një Brexit-i pa marrëveshje, një skenari që i druhen më së shumti ekspertët e ekonomisë, që parashikojnë pasoja të ndjeshme në treguesit makroekonomikë të Britanisë së Madhe.

Kjo është një qeveri e rrezikshme. Rruga që po ndjek është e rrezikshme, për Skocinë por për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ai thotë se dëshiron një marrëveshje me BE, por nuk ka asnjë qartësi se si ai mendon ta bëjë këtë, kur aktualisht ai po ndjek një vijë të ashpër. Kjo është e rrezikshme për Skocinë dhe për të gjithë Britaninë e Madhe. Stategjia e zotit Johnson për të rinegociuar një marrëveshje të re me BE ka për të dështuar.”- është shprehur Sturgeon pas takimit të zhvilluar me kreun e qeverisë britanike në Edinburg.

Ministrja e parë e Skocisë parashikon se ecuria e Brexit-it, do të ketë ndikim në vendimin për kohën e mbajtjes së një referendumi të dytë për pavarësinë e Skocisë. Sturgeon shtoi se nuk është demokratike të bllokosh të drejtën e njerëzve të Skocisë për të zgjedhur.

Johnson u prit me fishkëllima një ditë më parë nga protestuesit skoceze pro pavarësisë dhe anti Brexit. Madje, sipas raportimit të “The Guardian”, Johnson u detyrua të dalë nga dera e pasme e ndërtesës së qeverisë lokale.

Një nga përparësitë kyçe të kabinetit të ri britanik konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, pasi Johnson ka shprehur vendosmërinë që Britania të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, me apo pa marrëveshje.

Megjithatë, në fjalimin e parë si kryeministër, Johnson tha se dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE-në lidhur me Brexit-in, vendim që erdhi pasi 52 % e votuesve u shprehën pro çanëtarësimit të vendit nga Unioni evropian  në referendumin e mbajtur në vitin 2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *