• |
ide | kryesore

Dorëzimi i Bashkive/ Gjobë ose burg për kryebashkiakët në detyrë që nuk lirojnë zyrat

Lajme, Të fundit

Plani i demokratëve për të mos lëshuar zyrat e Bashkive që drejtohen prej përfaqësuesve të tyre, në shenjë mospranimi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, deri tani nuk është përmbushur.

Pas njësisë vendore të Devollit, ku u konstitua Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiaku i ri, Eduard Duro dëpërtoi forcërisht në ambientet e Bashkisë, përplasja u zhvendos në një bastion të demokratëve, siç është qyteti i Kavajës, ku kryebashkiaku në detyrë, Isa Sakja, është shprehur se nuk do të tolerojë aspak socialistët.

Sakja ka deklaruar se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se do të vijojë të qendrojë në zyrë, duke u vënë në shërbim të qytetarëve. Vendosmërinë e tij për të vazhduar detyrën në cilësinë e kryebashkiakut, Sakja e argumenton me numrin e ulët të pjesëmarrësve në lokalet e 30 qershorit, ku vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës u janë drejtuar kutive të votimit.

Gjatë ditës së sotme është shënuar tensione në sheshin para Bashkisë së Kavajës, ku protestuesit, përkrahës të Partisë Demokratike, kanë ndaluar kreybashkiakun e ri, Redjan Krali dhe prefekten e Tiranës Suzana Jahollari, që të hynin në ambientet e institucionit vendor. Pas këtij incidenti, Jahollari, Krali dhe të tjerë përfaqësues të PS-së janë detyruar të tërhiqen në prefekturë.

Mirëpo, pak ditë para 30 qershorit, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, lëshoi një udhëzim për Prokuroritë e rretheve, ku kërkonte dhënien përparësi hetimeve për veprat penale që lidhen me zgjedhjet, ditën e zhvillimit të tyre si edhe në vijim.

Prokuroritë në rrethe janë duke monitoruar situatën në qytetet ku është duke u tentuar bllokimi i konstituimit të këshillave bashkiakë dhe moslejimi marrjes së detyrës nga kryebashkiatët e rinj. Ndërsa, ata ish-kryebashkiakë, të cilët refuzojnë të lirojnë zyrat pritet të përballen me akuza në bazë të nenit 249 të kodit të procedurës penale.

Ky nen parashikon se: Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij, vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës, që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer një vit.

5 Comments

  1. CFAR KONCIDENCE MARKU,LLESHI,NDRECA,PRELA,RROKU,FRROKU,DOSHI,NDREU,STERKAJ, DHE ULSI MANJA,,,, E ME RADHE E ME RADHE ESHTE E HABITESHME KETA MBROJNE TE CMENDURIN RAMA

  2. Sikur as nje shqiptar i vetem po as edhe nje te mos kishte dale per te votuar gjerat do ishin ndryshe. Dhe kjo ne vazhdimesi……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu