• |
ide | kryesore

Hahn i përgjigjet Metës për “Ramaformën”, skeptik për çeljen e negociatave: Për Shqipërinë, për fat të keq…

Lajme, Të fundit

Komisioneri për politikën e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar se situata e përgjithshme politike në Shqipëri do të ndikojë në marrjen e vendimit mbi çeljen ose jo të negaciatave të anëtarësimit.

Për Shqipërinë për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë, të tilla si bojkoti i opozitës, qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, por edhe debati me Presidentin.

Ne kemi bërë një rekomandim, por vendet anëtare të BE-së vlerësojnë gjithashtu situatën e përgjithshme politike në shtet.”- vëren Hahn në një intervistë për mediet austriake.

Hahn ka folur mbi shanset që ka Shqipëria për të arritur nisjen e bisedimeve, ndërsa ka komentuar edhe debatin për Reformën në Drejtësi. Sipas tij, është e padrejtë që të hedhësh akuza për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi “drejtësia e re” ka dhënë rezultate përmes prcesit të vetting-ut me largimin e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar.

Shqipëria ka bërë përparim të mirë këtu. Të akuzosh për shembull se nuk po punon Gjykata Kushtetuese është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm sesa e suksesshme ka qenë puna e komisionit të ngritur për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga sistemi”, ka thënë Hahn, duke iu përgjigjur tërthorazi edhe presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili në daljet e tij të fundit publike, e ka etiketuar Reformën në Drejtësi si “Ramaformë” dhe ka akuzuar kryeministrin  Edi Rama si përgjegjës për mungesëne e Kushtetueses.

Në përmbyllje të intervistës, Hahn kujton se vendimi në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të merret në muajin tetor, nga krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendet anëtare të Unionit, të mbledhur në Këshillin Evropian.

 

 

6 Comments

  1. Baftiar-Baba Vanga, e ka nje hall te madhe qe ka dale komplet nga binaret apo keshtu ka qene gjithmone dhe ne se kemi pas njoftur. Gjynaf ka gjithe ate kaptin te madhe me permasa olimpike qe qenka komplet boshe.

  2. po kushe e bene reformen ne drejtesi tra vajza kushe jane nga erdhen te kujt jane kush i solli si i solli pse i sollen per ke punojne keta tre femra dhe ky ibrahimi qe sjelli ne vitin 2014-2016 me nje cant ne krah sa andej kendej kushe e gjet kujt i sherben hane ore hane mafiozi hane droga hane mes kushtetuta han maskaraj po si paha funksionuar gjykata e lart dhe ajo kushtetuese kur sdin ku ta coshe ceshtjen ore han-sorjan ore hane mis-prosituta mis gej mis droga mis kunderligjshmeria………………………………………………

  3. Bobo, keshtu eshte kur president ve nje hajdut me zile. likja eshte mesuar vetem te vjedh. cdo gje qe ka ber ne jet e ka ber me nje objektiv te vetem, akumulim te pasuris familjare me cdo mjet e cdo menyre. tani eshte ber karagjoz fare fare, do protagonizem dhe duket si rrot kari me ato mesazhet mafjoze qe leshon sa andje sa ketej. eshte njeriu me horr ne politiken shqiptare, njeriu me antishtet ne shqiperi. na del ne fotografi duke tundur qen e mace, ma ca tifoz te rastesishem, me ca domate e kastraveca, nudo dhe i shemtuar ne lakuriqsin e vet, duke ber not, duke dhjer, duke pir kafen. banal deri ne ekstrem, provincial deri ne neveri, hipokrit deri ne vdekje. Njeriu me i peshtire i politikes shqiptare. nuk e kapercen dot mentalitetin mafjoz qe ka.

  4. Po te lexosh deklaraten e Hahn-it kuptohet katerciperisht se ai direkt dhe indirekt pergjegjsine nese Shqiperia nuk do pranohet per celjen e negociatave ia faturon opozites, ndersa ju vini nje titull qe nekuptohet e kunderta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu