• |
ide | kryesore

Juventus nxjerr në shitje Dybala: argjentinasi mund të sjellë në Torino Lukaku ose Eriksen

Sport



Juventus ka vënë në merkato Paulo Dybala dhe ky është një sinjal i qartë. Joya, që po kalon ditën e fundit të pushimeve në Argjentinë, ka marrë një telefonatë nga drejtuesit bardhezinj që e kanë informuar mbi qëllimin për ta shitur. Argjentinasi ka deklaruar disa herë dëshirën e tij për të qendruar, edhe pse sirenat e merkatos e shihnin si pjesë teknike këmbimi në cështjen Lukaku. Në përfundim të hedhjes së shortit për kalendarin e Serie A, Nedved pranoi: “Ka propozime dhe të interesuar për të”.

Dybala do të kthehet më herët nga pushimet dhe të enjten do të jetë në Torino ku do të bisedojë me Maurizio Sarri (sponsori i tij kryesor) e më pas me dyshen Fabio Paratici-Pavel Nedved. Vetëm se fatet janë të vendosura tani dhe bardhezinjtë po manovrojnë për të sjellë në Torino sulmuesin e United, ndërsa kanë në dorë edhe të punojnë për Mauro Icardi. Ditët në Torino për Dybala duket se kanë përfunduar dhe me deklaratën e Nedved ka nisur hapur tratativa për të përdorur numrin 10 si element të rëndësishëm në operacionet e merkatos ku më të nxehtat të cojnë tek dy sulmuesit vërtetë, por edhe tek mesfushori i Tottenham Eriksen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *