• |
ide | kryesore

Konferenca/ Si e argumenton Rama nevojën për prishjen e Teatrit

Arkiva, Kryesore



Teatri aktual nuk ka vlera historike, arkitekturale dhe nuk përbën trashëgimi që duhet ruajtur.  Edi Rama ka folur sot gjatë për planin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimit të projektit të ri duke dhënë argumentat e tij se përse zgjidhja që ai mbron është më e mira e mundshme.

Argumenti i parë: Akuzës se kjo është një vepër e pastër korruptive kryeministri i është përgjigjur me logjikën ai mund të jepte leje për gjashtë kullat e famshme pas teritorit të teatrit, nëse qëllim në vetvete do të kishin qenë gratacielat (lexo poshte arkumentat e ndryshem).

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Argumenti i dytë ishte : teatri aktual nuk mund të rikonstruktohet se ai është një material i përkohshëm që nuk i rreziston kohës. “Ai është i parikuperueshëm” ka thënë Rama.  Ai nuk ka qenë i planifikuar për Teatër Kombëtar dhe në planin Italian teatri nuk parashikohej aty.

Argumenti i tretë : nëse ky teatër i ndërtuar nga ushtria italiane për qefet pas punës (dopolavoro/lexo poshte aegumentimin e kundert nga Aurel Plasari) do të kishte vlera historike dhe arkitekturale, ai do të rindërtohej nga e para fiks ashtu sikurse ka qenë. Por kjo nuk është e nevojshme tha kryeministri se e para ai nuk ka vlera dhe e dyta, po të dëgjohen ata që akuzojnë, privatit do i kushtonte më pak ky lloj rindërtimi, sesa projekti ambicioz i Bjarke Ingels. Por ne kemi detyrimin që të ardhmen ta ndërtojmë sot tha ai.

Aurel Plasari:Edhe një kujtesë Edi Ramës për historinë e teatrit

Më pas Rama ka bërë një ekspoze të gjatë se si ai ka qenë i pari politikan që është angazhuar për ruajtjen e trashigimisë që kur riktheu ministritë në identitet dhe që kur arriti të integrojë fasadën e stadiumit të Bosios tek stadium Arena Kombëtare.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Tha qe te njejten metode do perdore per korpusin dhe per bibloteken. Me pak fjale, menyren sesi do duket qyteti e percakton biznesi, qe ne kembim ben “dhurata” kulturore. Ndonje plan urbanistik do kete ky qytet, apo ku dhe si te duan investitoret? Tha qe nese do ishte e mundur per t’u bere teatri dhe te tjerat do beheshin nga qeveri te tjera. Ndoshta nuk u bene sepse mbi 1 miliarde dollare u investuan vetem tek Rruga e Kombit pa PPP dhe pa trare per udhetaret. Po ti per cfare i perdor leket e buxhetit? Pastaj, ku e kemi garacine qe fusha me 20 milion xhiro, ka kapacitet te ndertoje tere ato bisha+ teater? Si na dilka fusha me aq pak xhiro me me shume mundesi se buxheti. Jemi komplet ne absurd, sepse duhet mbuluar origjina e lekeve.
    Tha shume gjera te tjera absurde si p.sh, toka pas teatrit do falet sepse eshte rritur shume bari. Kane ikur te gjithe bahcevanet ne Gjermani dhe kane ngel vetem oligarket? Mesa duket e kemi me kollaj te ndertojme nje 20 katesh sesa te mirembajme barin. Tha qe PPP eshte model boteror. Por pse PPP-te e jona nuk jane bere kurre me kompani perendimore eksperte ne kete forme investimi, por me kompani shqiptaro-fshatare te krijuara 1 muaj para marrjes se kontrates? Ka dhe shume idiotesi te tjera koperture te se vertetes, por gjerat jane vendosur, keshtu qe nuk na mbetet gje tjeter se te urojme dhe ne nje gje absurde:
    Zoti shtofte leket e droges, se kam frike qe do na mbese perjete nje germadhe dhe ca karakatina mu ne mes te qytetit.

  2. O Qelbesire.

    Ti qe I fute ne borxh Shqiptaret tek oligarket, duke dhuruar Rrrugen e Kombit per shfrytezim privat.

    O monster.

    E kalofsh pjesen qe te ka mbetur me vuajtje. qe e paguash maskaralleqet koncesionare.

  3. Edvin Droga nuk ka shkolle, eshte alifmatrak qe nuk ka asnje dipllome sagllam, tani po kerkon te beje inxhnierin, arkitektin apo urbanistin

    KUSH VERTETON SE TE GJITHA ARGUMENTET E EDVIN DROGES JANE TE DREJTA?

    kur:

    Ke ka pyetur Edi Rama, ku eshte ketu shoqeria Civile, intelektualet e mirefllite qe njezeri flasin me neveri me makuterine e tij per para dhe pushtet, ku jane inxhnieret, ku jane artiktektet dhe urbanistet, ku eshte referendumi i nevojshem popullor ne rastin e debateve te tilla qe prek fatin dhe historine e Tiranes? Doren e ze te injorantit pa shokolle e shohim ne cdo qoshe dhe ne cdo lagje te Tiranes me betonizime idiote, pa hapesira publike, per parate qe hedh badiava nuk i kerkon askush hesap, sepse ka nenshtruar cdo Institucion te Shtetit si nje Kulceder e vertete enveriste. Shkoni tek gjymanzi Partizani i rrethuar nga te gjitha anet me Kulcedra prej betoni nga oligarket e Edvin Droges qe te shikoni se si babezia per te betonizuar cdo centimeter toke te Kryeqytetit si ne asnje Kryeqytet tjeter te Botes.

    SI MUND T’I BESOHET ERIN VELIAJT NE MASHTRIMET TIPIKE GEBELSIANE KUR PO E BEJNE TIRONEN NJE QYTET TE PABANUAR DHE TOTALISHT TE SHEMTUAR?

  4. Kane ikur sharjet ofendimet per ket gerdall monster., s ke q te shash te sharin, fundrrinen njerezore ?ka ngel te thuhet AQ per kete njeri dhe te gjitha te zezat i ka brenda fjala AQ.

  5. Jo e lagu jo se lagu . Na lodhe o i gjati ine . A do ti veshe tape ketij muhabeti ? Pse nuk e mbylle kete mesele me nje referemdum vendor ? Referendumi e ndane shapin nga sheqeri , njekohesisht me kete rast shiko dhe veten ku je me votat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *