• |
ide | kryesore

Mourinho, i përjashtuari i madh: “Kam kohë të lirë, por nuk jam i lumtur”

Sport



Hija e të përjashtuarit të madh bie mbi pankinat e Europës. José Mourinho vazhdon të kërkojë një skuadër të re për të rinisur nga fillimi. Pas shkarkimit në dhjetor nga Manchester United, tekniku portugez ka refuzuar klube të ndryshme, mes të cilëve Benfica e një klub kinez: prêt ofertën e duhur. “Kam kohë të mendoj e të rimendoj” ka treguar Special One për SkySportsUK. “Kam kohë të lirë, por nuk jam i lumtur që të zbavitem, kam zjarrin brenda: miqtë e mi më thonë të gëzoj pushimet, korrik, gusht, gjë që rrallë e kam bërë, por nuk arrij ta bëj”.

“Më mungon futbolli im – ka shtuar – më mungon impenjimi drejt vetes, drejt personave që më duan e shumë tifozëve që kam nëpër botë, drejt gjithë atyre personave që kam inspiruar”. Për momentin ende asgjë në horizont. Shumë shpejt për të pranuar një rol trajneri në kombëtare: “Nuk pres dy vjet për një kampionat Botëror e po aq për një Europian. Nuk më pëlqen të jetoj për një ndeshje në muaj ose të punoj në zyrë, jo, të paktën jo akoma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *