• |
ide | kryesore

Negociatat/ “Datën e tetorit e kemi me mik”, Meta sfidë Ramës: Nëse ka dëshirë, e ftoj të na bashkohet…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së bërë pak orë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i keqardhur për titullarin dhe për gjendjen e institucionit të presidencës.

Nuk e kam në plan të takoj Metën por jam gati ta ndihmoj nëse ma kërkon. Sinqerisht jam shumë i keqardhur për presidentin dhe gjëndjen e institucionit. Sic e keni parë jam kursyer dhe do të vazhdoj të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti krijoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit.”- u shpreh me ironi për gazetarët Rama.

Në konferencën urgjente për mediat, i pyetur nga gazetarët për citimin e lartparaqitur, Meta u përgjigj duke falenderuar Ramën për solidaritetin e shprehur, duke e “ftuar” në një sfidë.

“Unë e falenderoj për solidaritetin. Unë nevoj për ndihmë nuk kam e di dhe ai e dinë dhe të tjerët.

Sa i takon parametrave të mi ata janë gjithnjë në përmirësim. Këtë e kanë treguar dhe ecjet e mia, dhe tashme jam gati për malin me të lartë atë të Korbait. Dhe e ftoj të na bashkohet dhe Rama.”– tha Meta.

Kreu i shtetit foli edhe për 13 tetorin dhe mundësinë e çeljes së negociatave, duke theksuar se edhe “datën e tetorit e kemi marrë me mik që të mos merrnim një lajm të keq në qershor”.

 

 



3 Comments

  1. A mundet ta pyesni sizmologun e “linqeve” qe keshillohet per ceshtjet e sigurise kombetare nga i famshmi vellai i Majlindes se kur do te shembet dynjaja? Po neser a do te bjeri shi?

  2. Rrnofte ALLVANIQIA sa malet tona , me gjithe pushtekaret e ndritur me ne krie kriemutin Advin Ramallah!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *