Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së bërë pak orë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i keqardhur për titullarin dhe për gjendjen e institucionit të presidencës.
“Nuk e kam në plan të takoj Metën por jam gati ta ndihmoj nëse ma kërkon. Sinqerisht jam shumë i keqardhur për presidentin dhe gjëndjen e institucionit. Sic e keni parë jam kursyer dhe do të vazhdoj të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti krijoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit.”- u shpreh me ironi për gazetarët Rama.
Në konferencën urgjente për mediat, i pyetur nga gazetarët për citimin e lartparaqitur, Meta u përgjigj duke falenderuar Ramën për solidaritetin e shprehur, duke e “ftuar” në një sfidë.
“Unë e falenderoj për solidaritetin. Unë nevoj për ndihmë nuk kam e di dhe ai e dinë dhe të tjerët.
Sa i takon parametrave të mi ata janë gjithnjë në përmirësim. Këtë e kanë treguar dhe ecjet e mia, dhe tashme jam gati për malin me të lartë atë të Korbait. Dhe e ftoj të na bashkohet dhe Rama.”– tha Meta.
Kreu i shtetit foli edhe për 13 tetorin dhe mundësinë e çeljes së negociatave, duke theksuar se edhe “datën e tetorit e kemi marrë me mik që të mos merrnim një lajm të keq në qershor”.
A mundet ta pyesni sizmologun e “linqeve” qe keshillohet per ceshtjet e sigurise kombetare nga i famshmi vellai i Majlindes se kur do te shembet dynjaja? Po neser a do te bjeri shi?
Rrnofte ALLVANIQIA sa malet tona , me gjithe pushtekaret e ndritur me ne krie kriemutin Advin Ramallah!!!!
Ishalla ka ndonje pare sot Shkullaku duke shitur komentet,ka me bollek I paemer.