• |
ide | kryesore

Një pëlqim që mund të thotë shumë: Modric ‘like’ Milan dhe Serie A

Sport



Deri në 2 shtator cdo tifoz ka të drejtë të ëndërrojë, e ata të Milan vazhdojnë të besojnë tek Luka Modric, si njeriu i duhur për ti dorëzuar celësat e mesfushës. Kroati në fakt mund të jetë njeriu i duhur i eksperiencës për të drejtuar një skuadër të rinuar. Vetëm 10 ditë më parë Paolo Maldini kishte mohuar cdo tratativë me mesfushorin e Real Madrid, por rrugët e rrjeteve sociale janë të pafundme. E si për ta konfirmuar këtë, sot një like i Modric në faqen e Instagram të Milan, që fliste për kalendarin e kampionatiut të ardhshëm, ka rizgjuar ëndërrat e milanistëve.

Nuk është sidoqoftë hera e parë që Modric pëlqen postime të Milan, kishte ndodhur edhe në maj të 2017 kur vlerësoi një postim të kuqezinjve që fliste për Curva Sud. Edhe vitin e kaluar, kur dukej se do të kalonte tek Inter, kroati dha sinjale në rrjetet sociale, më pas të pakonkretizuara. Këtë herë edhe biografi i Modric e ka lënë derën hapur, e ndoshta në fund historia shkon ndryshe. Të ëndërrosh nuk bën kurrë keq…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *