• |
ide | kryesore

Përjashtim i përkohshëm: Anglia e bën futbollin si rugby

Sport



Ndërsa futbolli botëror ndryshon e bëhet më i shpejtë, futbolli anglez po mundohet të reduktojë faullet, zënkat në fushë dhe protestat e tepërta ndaj arbitrit të ndeshjes, duke aplikuar… përjashtimin e përkohshëm. Ashtu si raporton BBC, pas dy vjet testimesh Federata angleze e futbollit ka zyrtarizuar rregullin e ri që do të futet nga sezoni që po fillon, në seritë inferiore të kampionateve ishullore: përjashtim i përkohshëm. Një situatë e njohur për rugby e për hockey, po aspak për futbollin.

Dënimi parashikon 10 minuta jashtë fushës për lojtarët që do të bëhen përgjegjës të sjelljeve që zakonisht ndëshkohen me karton të verdhë. Arbitri, për të dhënë një përjashtim të përkohshëm, duhet të tregojë kartonin e verdhë dhe me të dy krahët të japë drejtimin e daljes. Futbollisti i dënuar duhet detyrimisht të kalojë 10 minuta jashtë fushës, pa u zëvendësuar apo marrë pjesë në aksionet e lojës. Dy përjashtime të përkohshme sjellin përjashtimin definitiv të lojtarit, që mund të zëvendësohet nga skuadra nëse ka ende zëvendësime të disponueshme.

Sipas FA, përjashtimi i përkohshëm do të arrijë të reduktojë sjelljet e pahijshme deri në 38% e do të ndalojë lojtarët të diskutojnë me arbitrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *