• |
ide | kryesore

Punëtori gjen një çantë me 75 mijë euro, ia kthen të gjitha pronarit

Pikante



Një çantë me 75 mijë euro u gjet nga një punëtor në hyrje të Hotel Kosuta në zonën e Kalesija të Bosnjes. Mediat shkruajnë se ajo iu kthye pronarit së bashku me të gjitha paratë. Lajmin e konfirmoi menaxheri dhe pronari i hotelit, Ahmet Fazlic.

“Pronari i çantës jeton dhe punon jashtë Bosnjës. Ai parkoi makinën përpara hotelit dhe shkoi diku për të bërë pazar. Besoj se çanta me paratë i ra dhe ai nuk e vuri re. Ishte me fat që atë e gjeti një njeri i ndershëm”- tha Fazlic.

Disa orë më pas çanta iu kthyer pronarit i cili u paraqit në hotel. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Natyrisht ,qe puntori,qe sic duket,nuk ka patur fare lidhje me pronarin e parave,qenka shume njeri i ndershem,bile aq i ndershem,sa sic po duket,kane frike t’ja permendin edhe emrin,kur emrin e pronarit e permendin dy here.Pershtypje na ben qe ky “pronari”nuk na deklaron vetem se qenka me fat qe parat,paskan rane ne dore te ndershme!Kjo me kujton nje histori te vertete,ne kohen e Zogut,ne zonen e Elbasanit: Nje fshatar,mbas nje pune te lodheshme kish siguruar nje barre dru,dhe me gomarin e tij,po i conte ne qytet per t’i shit.Rruges,gjen nje qese me franga ari.I shkelqyen syte fshatarit te varfer,por si i ndershem qe ishte,shkoi menjehere ne xhandarmeri dhe ja dorezoi florinjte.Si dite pazari qe ishte,nje bej,zbret ne kafene,ku zakonisht pinte kafene me kryexhandarin,bejshin edhe nje dore zare.Kur duhej te pagunte,beu veren se nuk i kishte parat ne xhep,dhe pa e vrare shume mendjen,i kerkon xhandarit,ca pare borxh ,se nuk po e gjente ku i kish parate.Xhandari e pyet,mos i ke patur me nje qese lekure,se i ka gjet dikush dhe i ka dorzu ne xhandarmeri.Beu e pyet se ku i kish dorzu,e ma thirrni ketu se du me e shperbly.Kur ja sjellin fshatarin,beu e sheh nga koka deri tek kembet,qe me veshjen qe kish,nuk kishte ku ta kapte as qeni.Beu e pyet fshatarin:Me se jeton.Ja pres dru n’pyll e vij i shes n’qytet-pergjigjet fshatari.Sa kalamaj ke-Shtate i thote ai.Pse i dorezove florinjt ,e pyet beu.-Po gjan e gjetme,duhet me ja dhane te zotit-Po si kujton ti se ai qe i ka humb florinjt,asht keq per to,e nuk ka te tjera?Pra ti paske mendu ma shume per ate “harrakat”qe nuk din se ku i mban florinjt e i hum rruges,e nuk paske mendu se me kto pare,ti rregullon familjen dhe fmijte e tu?Dhe beu urdheroi rojet e veta ta rrihnin mire fshatarin “torrollak”sic e quajti ai.Ne fund i tha,rrahjen mos e harro,por te te ardhe mend,e na keto pare e coja kalamajve,qe po t’presin n’shpi.Pra edhe ne ate kohe,beu shqiptar,ka vepru krejt ndryshe ,nga ky “pronari”boshnjak.Edhe i dha nje mesim,fshatarit,por ama edhe e shperbleu,jo vetem per vepren,por edhe per fukarrallekun qe kish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *