• |
ide | kryesore

Rama e pranon. Ministri i brendëshëm turk kërkoi gylenistët

Arkiva, Të fundit



Edi Rama ka parnaura në konferencën e sotme për shtyp se vizita e ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu në Tiranë, dhe takimi me të ka pasur si temë kryesore problemin e gylenistëve të përndjekur nga Erdogani. I pyetur për këtë kryeministri u përgjigj pa ekuivoke: “patjetër që ka pasur lidhje”.

Pas takimit media turke ‘Anadolu Agency’  raportoi se në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016. Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen. Sot kjo është konfirmuar edhe nga Tirana.

©Lapsi.al

 

 



2 Comments

  1. Por ky emprehu shpaten dhe njehere per situaten……. dhe u tha “jo”
    Pastaj rane dakord t’ua dorezoje privatisht e pa zhurme

  2. Dmth Rama do dorezoj spitalin amerikan, kurumin ??
    Do bej gjene me te duhur, pasi po vjedhin ne menyren me makaber dhe investim zero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *