• |
ide | kryesore

Sarri tronditet nga dëmtimet: Juventus bllokon shitjet në mbrojtje

Sport



Në shtëpinë Juventus ka një shqetësim, që i ngjan alarmit, për atë që lidhet me diskutimin relativ të dëmtimeve. Maurizio Sarri, sikurse raporton gazeta torineze jmania.it, pretendon që pesë qendrorë në mbrojtje janë shumë, por Giorgio Chiellini vazhdon të shqetësojë. Kapiteni i Juventus është ndjerë keq nga një dëmtim, vetëm pas pak ditësh në grumbullimin veror, duke konfirmuar një traditë për të cilin në të kaluarën ishte akuzuar Massimiliano Allegri.

Pasi ka humbur tre ndeshjet miqësore të turneut aziatik, Chiellini është duke vazhduar programin e personalizuar në Continassa, por rihyrja e tij në grup nuk do të jetë e menjëhershme. Sipas asaj që raportohet nga media, kapiteni i Juventusit nuk do të marrë pjesë as në miqësoren e 10 gushtit në Stokholm ndaj Atletico Madrid. Madje, përjashtohet prania e mbrojtësit në fushë edhe më 14 gusht në Vilar Perossa, ku Chiellini do të paraqitet vetëm për të ngritur lart trofeun e titullit kampion të sezonit 2018-2019 dhe Superkupën e Italisë.

Stafi atletik dhe ai mjekësor i Sarrit janë duke punuar për ta patur në dispozicion në ndeshjen e parë të kampionatit më 24-25 gusht, por deri më tani nuk ka siguri. E vetmja siguri është që në këtë pikë nuk duket e rastit shitja e një qendërmbrojtësi, edhe nëse kjo do të sjellë ndonjë përjashtim me dhimbje nga lista e UEFA-s dhe Seria A në repartet e tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *