• |
ide | kryesore

Teatri Kombëtar/ Rama në delir: Jam mbrojtësi më i madh i trashëgimisë kulturore

Lajme, Të fundit



Në konferencën përmbyllëse për 6-mujorin e parë të këtij viti, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të medias për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke shprehur edhe njëherë këmbënguljen për të zbatuar me domosdo projektin për ndërtimin e një godine të re, pavarësisht çdo qëndrese.

Pas një jave gjatë të cilës ka reaguar rezistencën e qytetarëve protestues dhe të komunitetit të artistëve, duke përdorur citimet e një grushti figurash të skenës dhe të kinematografisë shqiptare, Rama ka komentuar më në fund në vetë të parë këtë zhvillim të aktualitetit të vendit, duke u shprehur se “ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë”.

Më vjen edhe mirë edhe keq që vijon një debat që duhet të ishte ezauruar në këndvështimin tim që 20 vite më para, Ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë, muret me nostalgjinë.

Në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohem për mungesë ndjeshmërie ndaj trashëgimisë kulturore, kur unë kam filluar përpjekjet për shpëtimin e trashëgimisë kulturore, kompleksi i ministrive shërbente për fjalë të pista, ku mbinin fiq mbi taraca, për shkak se në tarraca hidheshin mbeturina që bëheshin pleh.

Shikoni stadiumin e ri dhe ja ku e keni ndjeshmërinë për trashëgiminë reale kulturore, përshtatur me nevojat e aktualitetit dhe me atë që do të ndodhë në të ardhmen.Godina e TK është një çështje realiteti, është ndërtuar nga ushtria italiane me materiale të përkohshme, nuk ka qenë ndonjëherë aty Teatri Kombëtar në kohën e pasluftës.”- tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga kundërshtuesit e projektit se një pjesë e konsiderueshme e truallit të Teatrit do të përdoret nga kompania private “Fusha sh.p.k.”.

Nëse do të ishte ndërtuar për të qenë Teatër, do të rindërtohej motamo siç ishte. Asnjë cm i truallit nuk do të përdoret nga privati, zhvillimi privat do të nisë pas murit rrethues të Teatrit. Ne do ta kishim të thjeshtë në rast se donim të favorizonim privatin, do të bënim motamo siç ishte, dhe do të bënim një godinë me kosto më të lirë.”

 



8 Comments

  1. Vetem per stadiumin mos fol, se eshte bastarduar komplet! Ose me mire “Ja ke q* nenen pa hesap o bari”! Tere ai stadium me piste, eshte kthyer ne nje fushe tenisi dhe nje kulle qe do ti rri ngrehur derisa nena Natyre te dergoje nje sms me dridhje 7-8 Balle.

    Eshte gllaberuar toka publike dhe i eshte dhene privatit, ne bashkepunim me ate kryemafiozin e FSHF, don. Duka. Por ky milet nuk ka per ta kuptuar ndonjehere!

    Nuk keni pare asgje akoma, do thoshte kryebariu i stanit Ripjerdhja. Pak e nga pak, po e shohim.

    V.F.L.P

  2. Jo 7 balle. Po 10 e larte . Aty ku duhet. Per ata qe duhet. Sa per stadiumin nuk di te kete shemti me te madhe dhe abuzim me te madh. Mund te shihni nje projekt fin te fisem te stadiumit te prishtines 30 000 vende ne mos gaboj 20 000 000€ . Nga qeveria. Gje e bukur shume. Sigurisht pa kulle.

  3. Vrases i trashegimise se kultures, Ty te pelqen nje kulture termet qe ndodhet vetem ne trurin tend.
    Ti je fatkeqesia qe mund ti ndodhe nje kombi.

  4. Ky do ti flase tiransve me “motamo”..Kane kaluar ato kohe qe flisje dhe njerezit qeshnin…tani flet dhe njerezit te peshtyjne kerm..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *