• |
ide | kryesore

Tensione në Kavajë, protestuesit përzënë kryebashkiakun e ri dhe prefekten e Tiranës

Lajme, Të fundit



Janë shënuar tensione në sheshin para Bashkisë së Kavajës, ku protestuesit, përkrahës të Partisë Demokratike, kanë ndaluar kreybashkiakun e ri, Redjan Krali dhe prefekten e Tiranës Suzana Jahollari, që të hynin në ambientet e institucionit vendor.

Ndërkohë, kryebashkiaku ende në detyrë, Isa Sakja ka deklaruar se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se do të vijojë të qendrojë në zyrë, duke u vënë në shërbim të qytetarëve. Vendosmërinë e tij për të vazhduar detyrën në cilësinë e kryebashkiakut, Sakja e argumenton me numrin e ulët të pjesëmarrësve në lokalet e 30 qershorit, ku vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës u janë drejtuar kutive të votimit.

Sikurse dëgjohet nga materiali filmik, simpatizantët e PD-së thërrasin në kor “Rama ik!”, teksa prefektja Jahollari pretendon se ka në dorë dokumente ligjore, që urdhërojnë nxjerrjen jashtë të kryetarit demokrat të Kavajës.

“Ne kërkojmë që Isa Sakja të lërë zyrën e Bashkisë, kërkuam të hynim në godinë së bashku me dokumentet ligjore, por nuk u lejuam”, është shprehur Jahollari për mediat.

Ndërkaq, pas këtij incidenti, Jahollari, Krali dhe të tjerë përfaqësues të PS-së janë tërhequr në prefekturë.

 

 



4 Comments

  1. Pse ça eshte bashkia prone private,ia ka lene plaka apo Berisha ketij karagjozi bashkine?!Ti do ikesh nga zyra bile si Çeçua se nuk ta ka fajin njeri qe te genjeu kryetari dhe te tha qe nuk do kete zgjedhje me 30 qershor,dhe ti e besove dhe nuk hyre ne zgjedhje,tani paguaj pasojat dhe kismet nga 2023-shi kur te kete prape zgjedhje vendore,konkuro prape se di dihet….

  2. Asnje ne kavaje nuk ka faj , fajtori per te gjitha keto qe ndodhin jo vetem ne kavaje por edhe gjetke e ka presidenti yn i nderuar per te gjithe keto qe ndodhin me vendimarrjen per anullimin e dates se zgjedhjeve nga qershori ne tetor.

  3. Me 5% te popullit te Kavajes don me qeveris ky miu!!??Po 85% te tjeret kush i qeverise e kush i perfaqson!!!?????
    Ai i semes me pambuk!!???
    Ripjerdhje akoma s’ kuptoni se jeni te paligjshem??‍♂️!!!!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *