• |
ide | kryesore

Turpërimi në derbi me Atletico ka një të mirë: Real bindet për Pogba…

Sport



Shkatërrimi në derbi ndaj Atletico Madrid ka lënë disa gjurmë në shtëpinë e Real Madrid. Zinedine Zidane kërkon sa më shpejtë riparimet e plotësimin e boshllëqeve dhe Blancos kanë përshpejtuar operacionet për të sjellë në Madrid, Paul Pogba. Mesfushori francez, sikurse raportohet nga AS, është objektivi kryesor i spanjollëve dhe në orët në vazhdim do të mund të ketë të reja.

Manchester United është duke kërkuar me shpejtësi zëvendësimin e ish-futbollistit të Juventusit, por “Djajtë e kuq” duhet ti mbyllin tratativat e mundshme brenda 8 gushtit, afati i fundit i merkatos në Angli. Në rast të mbërritjes së një mesfushori të ri në shtëpinë e United, që po shtrëngon për Milinkovic Savic, Reali do të lëvizë për të kuptuar se si mund të zhvillohet tratativat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *