• |
ide | kryesore

(VIDEO) Mbështetësit e PD protestë para bashkisë së Kavajës, Sakja: Nuk e liroj zyrën

Lajme, Të fundit

Ashtu sikurse pritej dhe u paralajmërua, nbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur në sheshin para Bashkisë së Kavajës, teksa pritet të nisë mbledhja për konstituimin e këshillit të ri bashkiak, të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kryebashkiaku ende në detyrë, Isa Sakja ka deklaruar se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se do të vijojë të qendrojë në zyrë, duke u vënë në shërbim të qytetarëve. Vendosmërinë e tij për të vazhduar detyrën në cilësinë e kryebashkiakut, Sakja e argumenton me numrin e ulët të pjesëmarrësve në lokalet e 30 qershorit, ku vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës u janë drejtuar kutive të votimit.

Ndërkohë, në Kavajë pritet që të mbërrijnë sot edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali. Ndërsa, betimi i kryebashkiakut të ri, Redjan Krali, parashikohet të bëhet në godinën e prefektit, për të shmangur përplasjet e mundshme me simpatizantët e PD-së.

 

 

3 Comments

  1. Jua futi Luli. Neser firma ne degen e thesarit i kalon kryebashkiakut te ri. Ky Sakja me cfare do ti paguaj pynetoret e bashkise? Me leket e zhepit te vete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu