• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: Hajdut psiqik! Fiton 200 milionë euro me Veliajn te Teatri

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së Kryeministrit Rama se asnjë centimetër i Teatrit Kombëtar nuk do të preket ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Edhe ky i fundit ka publikuar një video në rrjetet sociale duke e akuzuar Ramën se po mashtron shqiptarët.

“Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë” – shkruan Basha që publikon edhe një video ku jepet një mesazh.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj po shembin Teatrin Kombëtar për të grabitur 8467 m2 pronë publike dhe për të ngritur kulla mbi 20 kate. Nëpërmjet “Fusha shpk”, Edi Rama dhe Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv. Me ligjin Antimafia PD do të sekuestrojë çdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do tu vendosë minat kullave korruptive të korrupsionit!” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Me duket produktive propoganda me shifra miljonshe eurosh e projekte konkrete per siperfaqe te saktesuara per meter e vendodhje. studimi i Fizibiliteti te shfrytezimit te ketij tralli krijon besushmeri.

  2. Me duket produktive propoganda me shifra miljonshe eurosh e projekte konkrete per siperfaqe te saktesuara per meter e vendodhje. studimi i Fizibiliteti te shfrytezimit te ketij tralli krijon besushmeri.

  3. O Cope Derr. Fizibilitetin e ka bere Privati me KryeQelbesiren Koncesionar,
    Eshte e embel copa e tokes qe merret Qyll .
    Cfare te kujton Rruga e Kombit???
    Maskarallek I Qelbesires. E dhuroi.
    The ti di paguash nje maskarallek hajdutllek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *