Gjatë takimit me strukturat drejtuese të PD në Maliq, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri kryeministrin Edi Rama përgjegjës për rritjen e papunësisë dhe varfërisë nëpërmjet politikës së tij të grabitjes, vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin.
Basha: Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.
Basha vuri në dukje se 1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit për luks të parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Basha: Edi Rama i shpërfill shqiptarët, dhunon të pambrojturit e të varfërit dhe u shërben të fortëve dhe oligarkëve. Ai është arrogant me njerëzit e thjeshtë, me intelektualët, me artistët, por është i përulur para kriminelëve dhe oligarkëve.
Basha e quajti artist të mashtrimit kreun e qeverisë, kjo për të treguar mënyrën e drejtimin e vendit dhe prioritetet e qeverisë së tij.
Basha: Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, ka qenë mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët, në shërbim të tij dhe oligarkëve.