• |
ide | kryesore

Basha nuk tërhiqet: Largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur nga takimi me strukturat e demokratëve në Prrenjas, se largimi i kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë kushtet e panegociueshme të aksionit opozitar.

Duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë tek Rama, si fajtori kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.

Bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë. Vendi i tyre është para drejtësisë me pranga në duar, nga i pari tek i fundit. Fundi i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa” – deklaroi lideri i opozitës.

Shefi i opozitës nënvizoi se zgjedhjet “farsë” të 30 qershorit janë nul dhe përsëriti se PD-ja dhe partitë e tjera të opozitës së bashkuar joparlamentare, do të vijojnë me rezistencën për të mos liruar zyrat e Bashkive të drejtuara nga kryebashkiakët e djathtë.

Ne do të qendrojmë së bashku, me të gjitha format dhe mënyrat, në krah të qytetarëve, për të kundërshtuar me të gjitha format dhe mënyrat uzurpimin e dhunshëm të pushtetit vendor. Ne nuk pranojmë kurrë këtë uzurpim antikushtetues dhe antiligjor. Aty ku pushteti i paligjshëm, i lindur nga vota e blerë me paratë e drogës dhe të krimit, përpiqet të uzurpojë pushtetin e ligjshëm, pushtetin legjitim të qytetarëve, aty, çdo lloj forme rezistence është legjitime, është e përligjur, dhe ne jo vetëm nuk do ta frenojmë, por do ta inkurajojmë”,- tha Basha.

Kryedemokrati rikonfirmoi objektivin e opozitës që zgjedhjet parlamentare të parakoëshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor, ashtu sikurse ka propozuar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Jemi të vendosur që shumicën “Rama ik” të 30 qershorit ta kthejmë në forcën e ndryshimit që kërkon çdo shqiptar, që do t’i japë fund braktisjes së vendit për t’u larguar në emigracion, politikave të shpunësimit, shkatërrimit të ekonomisë. Ne do të mundësojmë hapjen e mijëra vende pune në sektorë të pashfrytëzuar deri më sot, me paga dinjitoze për rininë shqiptare dhe zhvillimin ekonomik.”- është shprehur Basha.

 

 



7 Comments

  1. O Bash,ti nuk do te vish ne pushtet me duket pasi kushtet qe ti vendos edhe ti e di mire qe jane te parealizueshme,pasi ato qe ti kerkon nuk jane ne doren tende dhe me çfare duket me kete mendje qe ke ti do vi 2021 dhe ti do vazhdosh te mbetesh rrugeve,nuk e kuptoj veprimin dhe kembnguljen tende per te shkaterruar PDne por zoti te dhashte mend se na e le Edvinin perjetesisht ne pushtet…

  2. Ik mor bythe pambuk uluni ne negociata e ndryshoni ligjin zgjedhor e hyr ne zgjedhje me program dinjitoz qe te fitosh e leri broçkullat se edhe ti e di mire qe zgjedhje pa Ramen nuk ka dhe mos harro qe tani nuk ke asnje bashki dhe nuk ke me punonjes bashkie qe te vine ne protesta po hyr ne zgjedhje ose dorehiqu si kryetar dhe lerja vendin ndonje te afti se ti ke frike nga pushteti,je deshtak i lindur…!

    1. problemi a Rama: hy apo nuk hy ne negocjata ky nuk ka ndermend te ndryshoj ligj vec sic i intereson pushtetiti te tij; edhe nese e ndryshon nuk i implemeneton apo e degjeneron

  3. E more ne qafe PD dhe demokratet ore Looser Basha. Si mund te fluturosh me presh ne by… vetem ti e di. Behu burre e perballu ne zgjedhje me kliken e fito po pate kellqe ose largohu Looser!

  4. Qyli eshte gje e madhe,ku qylaxhi i do te gjitha qyl,pushtetin,partine,popullin edhe Saliun.Nje idiot qe mjere PD ,e shpartalloj fare.Edhe Shkullaku nuk e beson me.

  5. Pse ju kujtoni se Basha nuk e njeh veten te pakten per aftesite qeverisese!? Pikerisht se ai e di qe nuk mund te fitoje asnjehere nese perballet me votime mbare popullore kerkon te mare poshtetin ne tavoline me forma te terthorta qofte edhe me dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *