• |
ide | kryesore

Bayern detyron Kovac të kërkojë ndjesë publike: “I kërkoj falje Guardiola”

Sport



Niko Kovac është kthyer të flasë për sulmuesin e krahut të Manchester City, Leroy Sané, por këtë herë jo drejtpërdrejtë në aspektin e merkatos. Tekniku i Bayern Munchen, që e kishte dhënë të sigurtë kalimin në Bavari të lojtarit gjerman, me presionin e drejtuesve të klubit i ka kërkuar ndjesë klubit anglez dhe teknikut Pep Guardiola: “Në intervistën e fundit e teprova shumë, fola me Pep e i kërkova ndjesë. Dua ta bëj edhe me klubin. Në të ardhmen do limitohem”.

Ndërhyrja e shoqërisë Bayern mbi cështjen delikate me Manchester City ka qenë evidente. Reagimi ndaj fjalëve të Kovac që e konsideronte të sigurtë mbërritjen në Gjermani të sulmuesit të City ishte i fortë që në fillim: “Jemi të gjithë të ftuar të mos flasim për lojtarë nën kontratë me klube të tjerë” kishte kujtuar drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, i ndjekur më pas nga CEO Rummenigge: “Duhet të respektojmë futbollistët që kanë kontrata me klubet e tjerë. Janë rregulla të Fifa”.

Frika për të komplikuaredhe më shumë një tratativë natyrisht jo të thjeshtë ka bërë pjesën e mbetur dhe Niko Kovac, me apo pa dëshirë, ka bërë hap pas duke kërkuar ndjesë publikisht. Tani nuk mbetet vecse kthimi në tavolinën e negociatave, në tentativë për të mbyllur këtë operacion me interes të të dyja klubeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *