• |
ide | kryesore

Capital T tregon më shumë për koncertin recital të tij

Paparazzi, Slider



Capital T ka zbuluar se më në fund ëndrra e jetës së tij që në fillimet e karrierës po bëhet realitet.

Kjo ëndërr konsiston me realizimin e një koncerti recital për fansat e tij. Shumë i pëlqyer nga publiku, Capital T, ka zgjedhur Tiranën për të organizuar këtë koncert me datë 19.09.19.

Ai premton se kjo do të jetë një datë e paharrueshme, si në kujtesën e tij ashtu dhe në kujtesën e fansave. Në videon e postuar në instagram, Capital T zbulon se si do të jetë e ndërtuar edhe skenografia e koncertit. Gjithçka duket të jetë e kuruar deri në detaje. Artisti thekson se kjo ëndërr e tij po bëhet realitet për shkak të dëshirës, punës dhe vullnetit të një prej skuadrave më të mira.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës sime, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar Capital T ne postimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *