• |
ide | kryesore

F1/ Todt tregon gjendjen e Schumacher: “Kam qenë i kujdesshëm në deklarata, por…”

Sport



Beteja e Michael Schumacher për jetën vazhdon: e siguron këtë miku i tij i madh Jean Todt. “Jam treguar gjithnjë shumë i kudjesshëm kur bëj deklarata për të, por është e vërtetë: kam parë GP e Gjermanisë me të në Zvicër. Michael është në duart më të mira të mundshme, nuk dorëzohet e vazhdon të luftojë për jetën” janë fjalët e presidentit të FIA për Radio Montecarlo, në lidhje me gjendjen shëndetësore të kampionit gjerman.

Todt në fakt shkon shpesh të takojë ish-pilotin gjerman që nga dita e aksidentit me ski. Raporti mes të dyve shkon përtej punës, në vitet e kaluara tek Ferrari, që sollën pesë tituj për pilotë e gjashtë për konstruktorë. “Miqësia jonë nuk është ajo e mëparshmja, nuk kemi të njëjtin komunikim, por Michael vazhdon të luftojë e familja e tij po lufton bashkë me të” përfundoi franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *