• |
ide | kryesore

“FAST”/ 50 komando speciale gati të luftojnë “të fortët” në vend

Lajme, Të fundit



Tradicionalisht vendi ynë ka pasur grupet e të fortëve, të cilët janë të njohur për vrasjet, kanosjet, gjobëvëniet apo rrëmbimet. Shpesh është thënë që mbretërimit të tyre do u vijë fundi, por akoma këta të fortë enden rrugëve.

Por si mund të bëhet goditja e tyre? Së fundmi, ishte kryeministri Rama ai që premtoi goditjen njëherë e përgjithmonë të të fortëve dhe se një strukturë e posaçme do të hidhet në aksion.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Në 2012 u krijua rrjeti i ENFAST-it, qëllimi i të cilit është rritja e sigurisë brenda Bashkimit Europian duke përmirësuar ndjekjen dhe arrestimin e kriminalëve të kërkuar ndërkombëtarisht për krime.

RTSH raporton se kjo strukturë e re do të quhet FAST dhe do të ketë në përbërje 50 trupa të specializuar mes tyre ish-anëtarë te forcave speciale te ushtrisë, të stërvitur dhe pjesëmarrës në misione luftarake si në Irak apo Afganistan.

FAST-i shqiptar do të jetë i ngjashëm me ato të 24 vende të tjera të Evropës dhe do të funksionojë 24 orë, me qëllim kapjen e personave të cilët janë të përfshirë apo në kërkim për ngjarje të rënda kriminale.

Një detyrë të ngjashme aktualisht e bën RENEA dhe nuk dihet si do të ndahen rolet në policinë e shtetit. Ministri aktual Sandër Lleshaj e ka pasur fiksim të hershëm përfshirjen e ushtarakëve në polici, por ndryshimi në ligj u rrëzua nga vetë socialistët në Kuvend që u lanë ushtarakëve vetëm detyrat e xhenios dhe jo funksione të larta.



4 Comments

  1. Çkuptojme me goditje arestim apo vrasje? Ne Tropoje ne kohen e Berishes nje njesi i tille speciale spastoi Tropjen nga te fortet e saj. A ishte e ligjshme?

  2. Ata qe nuk mund te paguajne dritat apo ata me 10 gr kanabis jane objektivi?! Te dytet me siguri. Ky vend eshte kthyer ne mender nevojtore.

  3. Kush jane te fortet, hiqni mbeshtetjen politike dhe nuk ka te fort, cili do te vendos se kush eshte i fort, rama apo lleshi, apo luli neser, po sikur kjo njesi te perdoret per te eleminuar edhe persona kundershtar politik ?, pse nuk e quani repart chandarmerie eshte me mire pasi pjestatet jane ushtarak , kush e di se keta pjestar te kesaj njesie qe kane luftuar ne irak jane mire nga ana psikologjike????.

  4. KETA DUHEN QUAJTUR GRUPI I VDEKJES . NJEREZIT E PANDREQSHEM DUHET TI ELIMINOJNE PA ZHURME . TE DRIDHEN MASKARENJTE KUR TE VENE KEMBEN JASHTE PRAGUT TE SHTEPISE APO KUR TI HYPIN MAKINES . KY VEND ESHTE BERE BORDELLHANE , NA MYTI ZHULI , KRIMI DHE INJORANCA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *