• |
ide | kryesore

FOTO/ Beckham mbreti i Miami: blen apartamentin më të shtrenjtë në planet

Sport



Familja Beckham po blen shtëpi në Miami. Është një mënyrë të thëni shtëpi, sepse në fakt bëhet fjalë për një cmenduri të vërtetë. Ish-mesfushori i Manchester United, pronar i Inter Miami, klub i futbollit gati të debutojë në kampionatin amerikan, duhet të blejë një apartament në Florida e si zakonisht i bën gjërat me stil, është duke blerë apartamentin më të kushtueshëm në botë. I ndodhur në zonën më të shtrenjtë të qytetit, “One Thousand Museum”, qiellgërvishtësi i fundit e mjeshtrit Zaha Hadid, 62 kate në 215 metra lartësi, krenohet me tarraca spektakolare dhe një pishinë që lidhet direkt me plazhin e Miami e madje edhe një helidrom mbi catinë e strukturës. Kosto e apartamentit vërtitet rreth 45 milionë dollari (rreth 40 milionë euro), një shifër e pashpenzuar kurrë më parë për një shtëpi që do të shënonte një rekord të ri, por cifti Beckham kërkon më të mirë…







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *