• |
ide | kryesore

Gazeta e Kilit: Si u bë Shqipëria i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë

Lajme, Të fundit



“Si u bë Shqipëria i pari (dhe i vetmi) narko-shtet në Evropë”. Është ky titulli i një shkrimi që një prej gazetave të njohura në Kilin e largët “Pousta” ka publikuar në faqen e saj online. Aty bëhet fillimisht pa histori për vendin tonë dhe më pas jepen të dhëna mbi rrjetet e trafikut të drogës dhe prodhimin e kanabisit në Shqipëri. Më poshtë shkrimi i plotë që edhe pse ka disa pasaktësi vlen të mendosh deri ku i ka shkuar fama e keq vendit tonë. 

“Emri Shqipëri, ndoshta nuk na jep një imazh perceptues për ndonjë qytet, monument apo histori për të cilën mund të themi: “Po, kam dëgjuar më parë për këtë vend”. Arsyeja është se ky komb i vogël në Ballkan ka qenë i shqetësuar për mbijetesën e tij, në vend që të bëhej i njohur në botë siç mund të jetë rasti i Kroacisë, Bosnjës apo Bjellorusisë. (në fakt Bjellorusia nuk është në Ballkan. Red.)

Ky vend i vogël ka qenë historikisht më i varfëri në Evropë – nëse përjashtojmë territoret e Kosovës dhe Gjeorgjisë (as Gjerorgjia nuk është në rajonin tonë red.) duke jetuar një diktaturë të përgjakshme komuniste e ndjekur nga pasiguria e përjetuar nga lufta gjatë viteve 1990.

Vendndodhja e saj gjeografike, klima dhe mungesa e mundësive, u bënë receta e përsosur që ky vend të bëhej narko-shteti i parë në Evropë, dhe megjithëse në Amerikën Latine kemi rastin e shëlbimit kolumbian me rënien e Pablo Escobar dhe capove të tjerë të drogës, në rajonin evropian kjo gjë është duke nisur.

Në pak vite, Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i marijuanës në kontinent falë klimës së saj malore; por zotërinjtë e drogës nuk janë ndalur këtu: ata tani po shkojnë pas tregtisë së lulëkuqeve që bëjnë heroinën në Afganistani, duke krijuar klane me milionerë me kontakte në politikë dhe sigurinë publike.

Më parë, pika e hyrjes për të futur kokainën e prodhuar në Kolumbi ishte Spanja, por profili i ulët i shqiptarëve i ka përshtatur ata për të ruajtur bumin e biznesit, pasi konsumi i kësaj substance vazhdon të rritet në Berlin, Londër, Barcelonë dhe Moskë.

Edhe diaspora gjithashtu ndihmon Shqipërinë, por përpara se të kuptojmë pse, duhet të dimë se si funksionon sistemi shqiptar. Teksa në Itali “kumbari” funksionon si mbret, në Shqipëri veprojnë familjet. Është e pamundur të prishësh një fis sepse do ta vazhdojë punën një kushëri, vëlla, xhaxhai ose djali.

Duke rimarrë çështjen e diasporës, ka gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në kryeqytetet e vendeve të pasura në Evropë. Kjo lehtëson kontaktet me familje të ndryshme për të vazhduar në biznesin e paligjshëm të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Muajin e kaluar, u mbajtën zgjedhjet në Shqipëri dhe pati një abstenim historik prej 85%. Qytetarët dolën në rrugë për të refuzuar qeverinë e Edi Ramës, të cilin ata e fajësojnë për korrupsion dhe se udhëheq klanet familjare që furnizojnë Evropën me drogë.

Ky mund të jetë fillimi i ngritjes për një popull që ka vuajtur mjaft për të përballuar një dekadë larg lirisë shoqërore që krimi i organizuar u ka mohuar atyre. ©përshtati LAPSI.al



1 Comment

  1. Gjeorgjia nuk eshte ne ballkan, por eshte ne Europe dhe ato jane duke i’u referuar Europes, keshtu qe ia keni futur kot ju dhe jo ata ( shenim i komentuesit). Gabimi aty eshte kur thone qe Gjeorgjia eshte me e varfer se ne, kur ne fakt jemi aty aty. Shembulli qe duhet te merrnin eshte Ukraina, qe e ka GDP-ne per fryme afersisht sa gjysma jone.
    Si shembuj gazetarie nuk ia vleka t’i marresh Kilianet. Ndersa ne ekonomi kemi cdo arsye per t’i kopjuar, si i vetmi vend i suksesshem ne ate rajon te droguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *