• |
ide | kryesore

“Gjobëvënësit”, në pranga 3 persona. I kërkuan 50 mijë euro biznesmenit (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë tre persona nën akuzën e gjobvënies ndaj një sipërmarrësi lokal.

Sipas informacioneve të komunikuara në njoftimin për shtyp të Policisë, tre të ndaluarit, njëri prej të ndaluarëve paraqet rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një biznesmeni, shtetasit me iniciale N.L., banues në Durrës.

Bëhet fjalë për shtetasit:

-L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

-E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.

-K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Në cilësine e provës materiale janë sekuestruar shuma prej 5000 eurosh, 3 aparate celularë dhe 1 automjet.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2336494999929769/?v=2336494999929769



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *