• |
ide | kryesore

Historia e azilantit shqiptar/ 100 mijë britanikë firmosën peticionin në ndihmë të 18-vjeçarit shqiptar

Stil



Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maune në Britaninë e Madhe, ku trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristolit, në kufi me Uellsin. Pa patur as njohuritë minimale të anglishtes, Stiven u strehua në një familje angleze si minoren, dhe pas pesë vjetësh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës, sidomos në lëndët e shkencave ekzakte. Ishte sjellja e tij shembullore, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe jetën e përditshme, që bëri të mundur që një komunitet i tërë të firmososte peticionin që arrit në afro 100 mijë firma në mbrojtje të adoleshentit shqiptar.

Nisi kështu një fushatë sensibilzuese dhe mediatike e shkollës, e familjes angleze, si dhe e vetë kryetarit të Bashkisë së qytetit të Bristolit, që çoi në fitoren në instancën e Apelit për vendimin e deportimit të tij. Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit ka dy javë kohë, për të apeluar sërish, edhe pse gjasat janë të pakta pas një fushate të tillë publike.

Kryetari i Bashkisë së Bristolit pas vendimit është shprehur se “unë shpresoj se një rast i tillë do çojë në një reforme me të gjerë të sistemit britanik të azilit, me qëllim që askush të mos kalojë nëpër kalvarin dhe traumën që kaloi Stiven Bregu”.

Janë të shumtë shqiptarët që shkojnë në Britani thuajse çdo ditë, një pjesë e tyre minorenë, të cilët shteti i strehon deri sa mbërrijnë moshën 18-vjeçare. Një pjesë e madhe refuzohen, duke bërë që jeta e tyre më pas të vështirësohet për shkak të ndërprerjes së ndihmës nga shteti dhe kalimit të tyre në “të zezë”, ku jo pak, bien pre e grupeve kriminale, sidomos të atyre që operojnë në veprimtarinë e shpërndarjes së drogës.

Rasti i Stiven Bregut dëshmon se me mbështetjen e nevojshme, të rinjtë shqiptarë arrijnë të integrohen në shoqërinë pritëse dhe të aspirojnë për një jetë më të mirë, brenda kontureve ligjore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *